Misioni
Ministria e Ekonomisë e Republikës së Kosovës përgatit dhe zbaton politika, hartimin e akteve ligjore, miratimin e akteve nënligjore dhe përcaktimin e standardeve të detyrueshme, të cilat nxisin rritjen dhe stabilitetin ekonomik, mundësojnë zhvillimin e biznesit vendas, nxisin bashkëpunimin ekonomik për tërheqjen e investimeve të huaja, garantojnë konkurrencën dhe një treg të sigurt, sigurojnë një zhvillim të qëndrueshëm e perspektiv të burimeve energjetike e minerare të vendit, sigurojnë zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit dhe teknologjisë informative, si dhe garantojnë efiçiencë në administrimin e ndërmarrjeve publike.