Këndi i Bizneseve

Kliko këtu për të shprehur sugjerimin tuaj!

Këndi i Bizneseve  (KB) është krijuar për  të ndihmuar komunitetin e biznesit në lehtësimin e punës së tyre si dhe për të eliminuar barrierat e panevojshme.  KB do të drejtohet nga një personel profesionist i cili do të jetë në dispozicionin të nevojave të bizneseve.

KB do të fokusohet në problemet reale të bizneseve për t’i trajtuar shqetësimet e tyre me të cilat mund të ballafaqohen ato në zhvillimin e aktivitetit të tyre.

Çdo sugjerim nga ana e juaj do të trajtohet me seriozitetin dhe përkushtimin më të lartë nga ana e stafit tonë profesionist  në mënyrë që të përmirësohet ambienti biznesor.