Zv. Ministri Arifaj ka marr pjesë në Komitetin e 9-të për Energji dhe Klimë
Zv. Ministri Arifaj para të pranishmëve tha se përkundër faktit se Kosova është një vend me varësi nga burimet e energjisë fosile ne si shtet vazhdimisht kemi shprehur gatishmërinë për tu lidhur me vendet e rajonit për të ecur përpara drejt një procesi gradual të dekarbonizimit, duke u bazuar në parimet e përcaktuara nga Deklarata e Sofjes dhe platforma energjisë së pastër të miratuar nga Këshilli Ministror në nëntor të 2021.
“Kohëve të fundit ne si shtet kemi qenë mjaft aktiv në zhvillimin e sektorit të energjisë si dhe kemi dhënë kontributin tonë në procesin e studimit të fundit të financuar nga Komisioni Evropian ku pas analizave të bëra dolëm me një objektiv mjaft ambicioz me çka synohet pavarësia nga linjiti dhe të rrisim burimet e energjisë së ripërtëritshme në 32 % të konsumit bruto të energjisë elektrike deri në vitin 2030 ”, tha Arifaj.