Zogaj- Gashi priti kreun e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev

Prishtinë, 12.04.2016 – “Ne jemi duke u përkushtuar që sektorin e energjisë ta stabilizojmë njëkohësisht fuqizojmë me gjenerimin e kapaciteteve të reja si dhe rehabilitimin e  atyre ekzistuese”, kështu ka deklaruar zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik Besa -Zogaj –Gashi, gjatë një takimi me Drejtorin e Zyrës për Ballkanin për Asistencë Emil Vasilev në kuadër të  Asociacionit Ballkanik të Bizneseve të vogla.

Zogaj- Gashi,  ka njoftuar z. Vasilev  me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në sektorin e  energjisë, e që sipas saj  është duke u përcjellur me  sfida për të cilat MZHE është e përkushtuar t’i tejkalojë.

“Gjenerimi i kapaciteteve të reja dhe rehabilitimi i atyre ekzistuese, tregu i përbashkët me Shqipërinë dhe integrimi regjional, diversifikimi i burimeve të ripërtëritshme, infrastruktura ligjore si dhe efiqienca e energjisë, janë fushat në të cilat MZHE është e përkushtuar t’i rregulloj në afat sa më të shkurt”, tha ajo.

Nga ana tjetër, z Valsilev duke falënderuar zv.ministren Gashi  tha se   Balkan Small Business Association ka për  qëllim promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme në Evropën  Jug-Lindore, për të hyrë në tregje, konsumatorë të rinj  dhe të kenë qasje në tregun Evropian.
Ndryshe, të dyja palët janë dakorduar që së bashku të definojnë hapat konkret për të thelluar bashkëpunimin  në mes akterëve në fushën e energjisë, veçanërisht  në fushën e trajnimeve, të cilat do të avanconin dijen në këtë fushë.