Zëvendësministrja Burbuqe Bakija Deva vizitoi Agjencinë Kadastrale të Kosovës

 

Prishtinë, 09.10.2020 – Me qëllim të prezantimit të aktiviteteve, të arriturave dhe sfidave me të cilat Agjencia Kadastrale e Kosovës është përballuar gjatë vitit 2020 si dhe me qëllim të prezantimit të vizionit të Agjencisë Kadastrale të Kosovës për të ardhmen e administrimit të tokës në përgjithësi dhe kadastrës, gjeodezisë, pronës dhe gjeoinformacionit në veçanti, sot Agjencia Kadastrale e Kosovës u vizitua nga zëvendësministrja e Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija Deva dhe Vullnet Luzhnica, këshilltar Politik i Ministrit të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

 

Zonja Bakija Deva u prit nga kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Avni Ahmeti, i cili së bashku me bashkëpunëtorët e tij përmes diskutimeve interaktive pasqyruan të gjitha aktivitetet e përfunduara gjatë vitit 2020, e që kryesisht kanë të bëjnë me avancimit e kornizës ligjore, prodihimin e doracakëve teknik e profesional, pastaj ofrimin e shërbimeve dhe produkteve për qytetarët dhe institucionet edhe në kushte pandemie e ngjashëm.

 

Nga ana saj, Bakija Deva vlerësoi të arriturat e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ofroi mbështetjen e saj dhe të Ministrit Kuçi në avancim të kornizës ligjore si dhe u shpreh që Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit njeh peshën që toka, kadastra dhe regjistrat pronësorë kanë në jetën e përditshme të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe në ekonomitë e tyre familjare.Po ashtu, Bakija Deva u interesua edhe për përfshirjen e grave në vendimmarrje në Agjenci si dhe për statistikat pronësore, respektivisht trendin e regjistrimit të pronës në emër të grave në Republikën e Kosovës.

 

Ahmeti i bëri një demonstrim praktik të kryerjes së punëve të përditshme nga Agjencia duke vizituar zyrat e Agjencisë, si dhe zonjës Bakija Deva iu dhuruan literatura profesionale, të cilën AKK ka prodhuar gjatë muajve të pandemisë.

 

Në fund të takimit, përfaqësuesit e institucioneve u pajtuan që të ketë një koordinim sa më të madh mes tyre, duke besuar se kështu do të lehtësohejë avancimi i shërbimeve dhe produkteve që Agjencia Kadastrale e Kosovës iu ofron qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.