Zëvendësministrja Besa Gashi – Zogaj vizitoi kryetarin e Lipjanit

Prishtinë, 07.12.2015 – Zv.ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi, se bashku me përfaqësuesit e Projektit “Gratë në punë Online”, zhvilluan një takim me Kryetarin e Komunës së Lipjanit, Z. Imri Ahmeti, dhe Kryesuesen e Kuvendit të Komunës së Lipjanit, Znj. Vlora Limani – Hajnuni.

Zv.ministrja njoftoi Kryetarin dhe Kryesuesen e Kuvendit të Komunës me Projektin, përfituese e të cilit ështe Komuna e Lipjani ndër të tjera edhe për çështje të tjera teknike rreth projektit.

Gjithashtu në këte takim u diskutua edhe per efiçiencën e energjisë si dhe mundësitë e e bashkëpunimit në fushën e hulumtimeve të Gazit Natyror në lokalitetin Torinë, Komuna e Lipjanit, nga Sherbimi Gjeologjik i Kosovë, si dhe kompanitë e tjera te huaja.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Z. Imri Ahmeti, falënderoi Ministrine e Zhvillimit Ekonomik për mbështetjen, dhe u zotua se bashkëpunimi nuk do të mungojë as nga ana e Komunës së Lipjanit