Zëvendësministri Zariqi po merr pjesë në Samitin ENIPE 2018

Prishtinë, 12.01.2018 – Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar – ENIPE Samit 2018 Energy Efficient & Innovation Buildings i cili është organizuar nga qendra Tregtare Botërore që po mbahet në Stamboll.

Në këtë samit po marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme si nga fusha e energjisë,  tregtisë, nga fusha e efiçiencës së energjisë si dhe nga fusha e inovacionit. Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga Zv. Ministri Zariqi i shoqëruar nga udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Raportim në Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi.

“Kosova ka investuar shumë në fushën e efiçiencës së energjisë, të cilat investime rezultojnë me kursim të energjisë elektrike dhe nga këto investime më së shumti përfitojnë qytetarët e vendit. Efiçienca e Energjisë është duke u trajtuar me prioritet nga Qeveria e Kosovës andaj investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, u shpreh Zv. Ministri Zariqi.

Ai gjatë fjalimit të tij i ftoi investitorët që të investojnë në Kosovë në fushën e energjisë, e me theks të veçantë në atë të efiçiencës së energjisë ngase Kosova e ka të rregulluar infrastrukturën ligjore dhe çdo investim i bërë do të jetë në të mirë të qytetarëve të vendit.

Ky samit është i nivelit ndërkombëtar dhe ka për synim të bashkojë prodhuesit e teknologjive të efiçencës së energjisë nga vendet e ndryshme..

Zëvendësministri Zariqi po merr pjesë në Samitin ENIPE 2018

Prishtinë, 12.01.2018 – Zëvendësministri i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Xhavit Zariqi po merr pjesë në Samitin Ndërkombëtar – ENIPE Samit 2018 Energy Efficient & Innovation Buildings i cili është organizuar nga qendra Tregtare Botërore që po mbahet në Stamboll.

Në këtë samit po marrin pjesë ekspertë të fushave të ndryshme si nga fusha e energjisë,  tregtisë, nga fusha e efiçiencës së energjisë si dhe nga fusha e inovacionit. Kosova në këtë samit po përfaqësohet nga Zv. Ministri Zariqi i shoqëruar nga udhëheqësi i Divizionit për Monitorim dhe Raportim në Agjencinë e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Arsim Kuliqi.

“Kosova ka investuar shumë në fushën e efiçiencës së energjisë, të cilat investime rezultojnë me kursim të energjisë elektrike dhe nga këto investime më së shumti përfitojnë qytetarët e vendit. Efiçienca e Energjisë është duke u trajtuar me prioritet nga Qeveria e Kosovës andaj investimet në këtë fushë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen”, u shpreh Zv. Ministri Zariqi.

Ai gjatë fjalimit të tij i ftoi investitorët që të investojnë në Kosovë në fushën e energjisë, e me theks të veçantë në atë të efiçiencës së energjisë ngase Kosova e ka të rregulluar infrastrukturën ligjore dhe çdo investim i bërë do të jetë në të mirë të qytetarëve të vendit.
Ky samit është i nivelit ndërkombëtar dhe ka për synim të bashkojë prodhuesit e teknologjive të efiçencës së energjisë nga vendet e ndryshme.