Zëvendësministri Sfarqa takoi Bordin e Trepçës

 

Prishtinë, 10.12.2020 – Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Muharrem Sfarqa dhe drejtori i Departamentit të Minierave në MEA, Skender Sallahi, kanë pritur sot Bordin e Trepça SH.A. dhe përfaqësuesit e Sindikatës së kësaj ndërmarrje.

 

Sfarqa dhe Sallahi me anëtarët e Bordit dhe Sindikatës diskutuan për shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballet ndërmarrja Trepça SH.A.

 

Po ashtu në takim, u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit për përkrahjen e kësaj ndërmarrje në të ardhmen bazuar në kompetencat dhje mundësitë e MEA-s.