Zëvendësministri Ramadan Hasani priti një delegacion nga Bujanoci
Prishtinë, 06.02.2013 – Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Ramadan Hasani ka pritur në një takim një delegacion të Komunës së Bujanocit të kryesuar nga ndihmësi i kryetarit të Komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli.
Me këtë rast zv.ministri Hasani është shprehur i gatshëm që t’i përkrah dhe t’i ndihmojë qytetarët e tri komunave shqiptare me theks të veçantë në problemin me policat e sigurimit kufitar dhe për plasimin e produkteve nga tri komunat në tregun e Kosovës . “ I kuptojmë problemet që kanë komunat shqiptare por do të mundohemi që përmes Byros Kosovare të Sigurimit që të minimizojmë tarifën ”, ka pohuar zv.ministri Hasani.
Numri dy i MZHE-së Ramadan Hasani ka pohuar se MZHE do të ketë angazhim serioz për të siguruar plasimin e produkteve të tri komunave shqiptare në tregun e Kosovës.
“Sa i përket plasimit të produkteve nga tri komunat shqiptare në tregun kosovar ne do të angazhohemi që të ndihmojmë duke zhvilluar takime me përfaqësuesit e AKB- së dhe OEK-ut si dhe me tregtarët e Kosovës “ ka thënë zv.ministri Hasani.
Ndërsa, Nexhat Behluli ndihmës i kryetarit të Komunës së Bujanocit u shpreh se qytetarët e komunave shqiptare po përballen me situatë të rëndë politike dhe ekonomike gjendje kjo e cila po detyron banorët e asaj ane të zhvendosen.