Zëvendësministri Mjeku priti ambasadorin e Bangladeshit, Zulqar Nain
Prishtinë, 26.01.2026 – Zëvendësministri i Ekonomisë i Republikës së Kosovës, Getoar Mjeku, ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Popullore të Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e marrëdhënieve bilaterale, nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve, si dhe përvojat e dy vendeve në fushat e energjisë, minierave dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK).
Të dyja palët theksuan rëndësinë e dialogut institucional të vazhdueshëm dhe angazhimin për të forcuar bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe qytetarët e të dy vendeve.
Takimi u përmbyll me dakordimin për organizimin e iniciativave të përbashkëta dhe vizitave ndër-institucionale në të ardhmen e afërt, me qëllim avancimin e marrëdhënieve ekonomike dhe diplomatike mes Kosovës dhe Bangladeshit.



