Zëvendësministri Mjeku mori pjesë në Samitin Digjital në Shkup

Shkup, 03.10.2025 – Zëvendësministri i Ekonomisë në detyrë, Getoar Mjeku e ka përfaqësuar Kosovën në Samitin Digjital të mbajtur në Shkup, të organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal.

Në fjalën e tij, zëvendësministri Mjeku ka folur për arritjet e Kosovës në shtrirjen e rrjetit brezgjerë dhe digjitalizimin e shërbimeve qeveritare.

Ai po ashtu ka pohuar se me ministrat e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, u pajtuan për kuleta digjitale dhe shërbime të besuara që ndërveprojnë në tërë rajonin, për thjeshtime administrative sipas legjislacionit evropian, si dhe për nxitjen e investime në infrastrukturë dhe përpjekje të ndërgjegjësimit të publikut.