Zëvendësministri Mjeku ka përfaqësuar Kosovën në Kongresin dhe Panairin e Minierave në Ankara të Turqisë
Prishtinë, 01.11.2024 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku ka marrë pjesë në Kongresin dhe Panairin e Minierave në Ankara të Turqisë, ku në mesin e ndërmarrjeve kosovare pjesëmarrëse ishin ndërmarrjet publike Trepça dhe KEK-u.
Zëvendësministri Mjeku ka njoftuar se me ftesë të Odës Ekonomike Britanike të Kosovës (BCCK-British Chamber of Commerce in Kosovo), iu bashkova panairit në ceremoninë e hapjes.
Në fjalën tij ka shtjelluar punën që po bëhet për zhvillimin ekonomik, raportet tregtare me Turqinë dhe përparësitë që Republika jonë u jep investitorëve.
Me 180 kompani pjesëmarrëse nga Turqia dhe vende të tjera, panairi paraqet inovacionin në makineri minerare dhe ndërtimore.
Në margjinat e ngjarjes, Mjeku është takuar me kryetarin e Odës Ekonomike të Ankarasë, z. Gürsel Baran, me të cilin ka diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve. Ai po ashtu ka bërë të dituar se ka pasur mundësi për tu njohur me drejtuesit e shumë kompanive që bëjnë biznes me Kosovën ose synojnë të fillojnë veprimtari prodhuese në vendin tonë.
“Në pavijonin e Kosovës patëm mysafir ministrin e minierave, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm nga Lualaba e Republikës Demokratike të Kongos, z. Ëamana Tanda Nicodème, me të cilin biseduam rreth sfidave dhe mundësive të sektorit në epokën tonë. Me mbi 3,2 milionë banorë dhe 121 mijë kilometra katrorë sipërfaqe, Lualaba është një nga 21 provincat e shtetit më të madh frankofon në botë”, ka theksuar Mjeku.