Zëvendësministri Koci priti ministrin e energjisë, industrisë dhe minierave të Kantonit të Tuzllës

Prishtinë, 24 janar 2012 – Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci, ka pritur në një takim Zhelko Knezhiqek ministër i Energjisë, Industrisë dhe Minierave  të Kantonit të Tuzllës i  shoqëruar më një grup biznesmenësh nga ky Kanton. Takimi ka pasur fokus gjetjen e mundësive të bashkëpunimit në fushën e energjisë në veçanti atë minerare meqë Kantoni i Tuzllës njihet për rezervat e thëngjillit prej  56% në Bosnje e Hercegovinë.

Me këtë rast zv.ministri Koci ka pohuar se bashkëpunimi me vende  ku kanë përvoja në fushën e minierave është në interes të Kosovës “Këmbimi i  përvojave në fushën energjetike dhe atë minerare do të ishte i mirëseardhur për Kosovën meqë si vend disponojmë me kapacitete të tilla prandaj ky bashkëpunim do të ishte i favorshëm për të dyja palët”, ka thënë Koci.

Nga ana e tij ministri, Knezhiqek i ka bërë thirrje zv.ministrit Koci që të vizitoj  Kantonin e Tuzlles dhe të njihet më afër me përvojat në fushën minerare që ka ky vend, përvoja këto të cilat do të fuqizonin edhe më tej bashkëpunimin në këtë fushë.

Knezhiqek po ashtu ka konfirmuar se prania e biznesmenëve të Bosnje dhe Hercegovinës është në hap shtesë që lidh dy vendet gjë të cilën ai e ka vlerësuar lart. Ndryshe takimi me zyrtarë të lartë kantonal të Bosnje dhe Hercegovinës është i pari i këtij lloji që realizojnë drejtuesit e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.