Zëvendësministri i ME-së, Mentor Arifaj ka pritur në takim delegacionin hungarez për ekonomi dhe tregti

Prishtinë, 16 shtator 2021 – Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë (ME), Mentor Arifaj ka pritur në takim Atashenë Ekonomike dhe Tregtare, nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë, Krisztina Szabó, Drejtorin e Ujësjellësit të Budapestit në Hungari,  Tamas Bencze, Këshilltaren Ndërkombëtare të Ujësjellësit në Budapest të Hungarisë Viola Saliasi  dhe Mirdita Bicaj, nga Sektori Ekonomik, Ambasada e Hungarisë në Kosovë.

 

Gjatë këtij takimi u diskutua në lidhje me marrëveshjen hungareze të kredisë së dhënë për vendin tonë dhe shfrytëzimin e saj për projektet në sektorin e ujit.

 

Në mes të zv.ministrit Arifaj dhe përfaqësuesve nga Ambasada e Hungarisë në Kosovë u diskutua për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe marrëveshjet ndërkombëtare të Kosovës me Hungarinë. Zv.ministri Arifaj premtoi se projekte e financuara nga qeveria hungareze në fushën e ujërave do të realizohen sipas marrëveshjeve të arritura në mes të Kosovës dhe Hungarisë.

 

Zëvendësministri Arifaj gjithashtu falënderoj delegacionin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme në projektet jetike për mirëqenien e qytetarëve.

 

“Jemi të përkushtuar për realizimin e  projekteve konkrete si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit me Hungarinë në fushat që mbulon Ministria e Ekonomisë të cilat janë të një rëndësie të veçantë për vendin tonë sidomos projektet për ujësjellësin”, tha zv.ministri Arifaj.