Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj viziton Postën e Austrisë

Vjenë, 10.11.2021 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka vizituar Postën e Austrisë, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i Rrjetit të Degëve të Postës, Harald Kunczier.

Gjatë vizitës, zëvendëspresidenti Kunczier i ka prezantuar zëvendësministrit Arifaj rrjetin e degëve të Postës që përbëhet nga më shumë se 1400 degë të digjitalizuara.

Në takim, po ashtu është diskutuar rreth mundësive dhe sfidave të digjitalizimit të Postës së Kosovës me ndihmën e partnerëve nga Austria, për të lehtësuar procesin për klientët e Postës së Kosovës.

Përfaqësuesit e Postës së Austrisë pritet ta vizitojnë Kosovën së shpejti në një vizitë studimore në Postën e Kosovës, për të parë nga afër se si do të fillohet procesi i digjitalizimit dhe modernizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.

Shërbimet e digjitalizuara e kanë bërë të shpejtë dhe të thjeshtë eksperiencën e klientëve në Austri, prandaj delegacioni nga Ministria e Ekonomisë dhe ZKM-ja e ka vizituar një degë të Postës, për të parë nga afër shërbimet që ofrohen.