Zëvendësministri Arifaj pritet nga Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës

Prishtinë, 07.09.2021 – Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë (ME), Mentor Arifaj u prit sot në takim nga Auditorja e Përgjithshme e Republikës së Kosovës, Vlora Spanca në Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Zv.ministri Arifaj fillimisht e përgëzoi znj. Spanca për detyrën e re si Auditore e Përgjithshme në Republikën e Kosovës duke i uruar suksese dhe punë të mbarë.

Gjatë takimit të përbashkët u diskutua për realizimin e auditimit të pajtueshmërisë për procedurat e prokurimit publik të Ndërmarrjes Publike, “Korporata Energjetike e Kosovës” (KEK) për vitin 2021, si dhe përfshirjen e auditimit financiar të Pasqyrave Financiare Vjetore (PFV) për planin e vitit të ardhshëm.

Zëvendësministri Arifaj, gjithashtu ka shprehur interes për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Zyrën Kombëtare të Auditimit.

Në këtë takim ishin prezent edhe; Rrezarta Pllana, Kryesuese e Bordit të KEK-ut dhe Besim Imeri, Udhëheqës i NJPMNP.