Zëvendësministri Arifaj mori pjesë në takimin e mbajtur mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bruksel
Temë diskutimi në këtë takim ishte Dialogu Rregullator në mes të Bashkimit Evropian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor.
Zv.ministri Arifaj u shpreh mirënjohës për ftesën e bërë në këtë takim të rëndësishëm për të diskutuar dhe shpalosur; sfidat, idetë, progresin dhe planet që do të kontribuojnë në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të Kosovës me vendet tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.
Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimeve (TIK) paraqet një sektor të rëndësishëm të ekonomisë së Kosovës dhe se vendi ynë duhet të vazhdoj të ndërtoj potencialin e saj në këtë sektor duke ditur se Kosova ka një popullatë ndër më të rejat në Evropë e që është një përparësi e rëndësishme për adaptim me trendët e dixhitalizimit.
Zv.ministri Arifaj potencoi se, krijimi i një ekosistemi të TIK-ut është një hap i rëndësishëm në drejtim të ambientit të orientuar drejt zhvillimit te bizneseve dhe edukimit në vend.
“Ne jemi shumë të interesuar që në këtë sektor të kemi një ambient legjislativ dhe rregullues si të vendeve të BE ku direktivat e BE-së ne lidhje me këtë sektor ti transponojmë në ligje të vendit dhe t’i implementojmë sa më shpejt që mundemi, tha Arifaj.
Gjatë panelit me temën, Kodi Evropian për Komunikime Elektronike, Arifaj ka theksuar se, sa i përket transpozimit të Kodit Evropian për Komunikime Elektronike, Ministria e Ekonomisë është duke e hartuar Koncept Dokumentin dhe pas aprovimit të tij, deri në fund të këtij viti pritet të fillojë me draftimin e projektligjit për këtë direktivë.
Ndërsa Ligji për Reduktim të Kostos për Rrjetet Brezgjerë, është aprovuar nga kuvendi i Kosovës në dhjetor të vitit 2021 dhe tani ky ligj është në fuqi.
Sa i përket zhvillimeve në 5G, zv.ministri Arifaj tha; “ jemi duke hartuar agjendën dixhitale 2030 ku pos tjerash kjo agjendë parasheh edhe zhvillimin e teknologjive të 5G në Kosovë.
Vlen të theksohet se Ministria e Ekonomisë, së shpejti do të realizoj të gjitha procedurat për realizimin e një projekti të 5G, si rrjet jo publik në kampusin e Parkut Industrial dhe Trajnues në Prizren.
Në fund, zv.ministri Arifaj ka njoftuar të pranishmit së Kosova do të jetë nikoqire e Samitit Dixhital për Ballkanin Perëndimor “Prishtina 2022” në shtator ku edhe u ka bërë ftesë që të jenë pjesëmarrës aktiv në këtë ngjarje të rëndësishme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.