Zëvendësministri Arifaj ka pritur drejtorin e Administratës për Çështjet e Inspektimit në Mal të Zi, Ilir Harasani

 

Prishtinë, 22.12.2021 – Zëvendësministri i Ekonomisë, Mentor Arifaj ka pritur drejtorin e Administratës për Çështjet e Inspektimit të Qeverisë së Malit të Zi, Ilir Harasani dhe bashkëpunëtorët e tij.

 

Gjatë takimit, zëvendësministri i Ekonomisë dhe drejtori i Administratës për Çështjet e Inspektimit kanë diskutuar për mënyrën e organizimit të Inspektoratit të Energjisë në nivel të Qeverive, Kosovë dhe Mal të Zi.

 

Zëvendësministri Arifaj ka theksuar se Inspektorati i Energjisë vepron në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë dhe bënë mbikëqyrjen administrative të zbatimit të Ligjit për Energjinë, Ligjit për Energjinë Elektrike, Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, Ligjit për Pajisjet nën Presion, Ligjit për Ngrohje Qendrore, Ligjit për Gazin Natyror, Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, si dhe të gjitha aktet nënligjore në zbatim të këtyre ligjeve.

 

Kurse, drejtori i Administratës për Çështjet e Inspektimit të Malit të Zi ka treguar se organizimin e inspektorateve në Mal të Zi e kanë të centralizuar në nivel të kryeministrit.

 

Qëllimi i takimit ishte njohja me sistemin për kontrollin inspektues, si dhe me aktivitetet e tjera në sistemin publik dhe ndërmarrja e hapave për bashkëpunim të mëtutjeshëm ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.