Zëvendësministri Arifaj dhe ministrja Hajdari takojnë përfaqësuesit e Odës Ekonomike Austriake

Vjenë, 09.11.2021 – Zëvendësministri i Ministrisë së Ekonomisë,Mentor Arifaj së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dheTregtisë, Rozeta Hajdari, kanë vizituar Odën Ekonomike Austriake (WKO),ku janë pritur nga zëvendëspresidenti i WKO-së, Philipp Gady si dhedrejtori i Odës për Evropën Juglindore, Gred Dückelmann – Dublany.
 
Gjatë takimit është biseduar kryesisht për fushën e Teknologjisë së Informacionit (TIK) dhe atë të energjisë, të cilat ofrojnë hapësirë për zhvillim të kapaciteteve vendore me investime të huaja.
 
Zëvendësministri Arifaj dhe ministrja Hajdari i kanë njoftuar të pranishmit me zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe potencialin që ofron Kosova për investime të bizneseve austriake si dhe për rritjen të marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve.
 
Zëvendëspresidenti i WKO-së, Gady shprehi interesim për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe konkret me Kosovën. WKO gjatë takimit i ofroi Kosovës mundësinë për t’u përfshirë në projektin e tyre për near-shoring.  
 
Pas takimit kanë vazhduar takimet B2B, ku përfaqësuesit e bizneseve kosovare dhe austriake kanë pasur hapësirën konkrete per t’u rrjetëzuar dhe formuar bashkëpunim në fushat e tyre. Bashkëpunimi do të vazhdojë gjatë vizitës së bizneseve austriake në Kosovë që parashihet për pranverën e 2022-tës