Zëvendësministrat Deva dhe Bejtja bisedojnë për bashkëpunimin në energjetikë, miniera dhe planifikimit hapësinor

 

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva sot është pritur nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë, Ilir Bejtja.

 

Gjatë takimit u diskutua për fushën e planifikimit hapësinor, energjisë dhe minierave, rezultatet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen të dy vendet.

 

Gjatë takimit u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit në arritjen e sukseseve të përbashkëta.