Vlerësohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Turqi

Prishtinë, 26.12.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci, ka pritur në takim Ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan, me të cilën ka bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Më këtë rast, Ministri Stavileci ka pohuar se në periudhën vijuese, krahas sektorëve tjerë një fokus të veçantë do të ketë sektori i energjisë, si sektor determinues i zhvillimin ekonomik të vendit.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan duke uruar ministrin Stavileci për detyrën e re, ka shprehur përkrahjen e saj si dhe shtetit turk në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, duke pohuar se adresimi i çështjeve ekonomike do të reflektojë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ministri Stavileci dhe Ambasadorja Ozan vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe ritheksuan nevojën e avancimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.