Vazhdojnë konsultimet publike për Strategjinë e Energjisë 2022-2031 nëpër Komunën e Prizrenit

Prishtinë, 20.06.2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli me bashkëpunëtorë nesër do të vazhdoj me konsultimet publike nëpër komunat e Kosovës me qëllim diskutimin dhe konsultimin me qytetarë e profesionistë lidhur me Strategjinë e Energjisë 2022 – 2031.

Konsultimet do të mbahen në Komunën e  Prizren  ku qytetarët e kësaj komune fillimisht do të njihen me objektivat, qëllimin dhe planet e strategjisë më pas do të kenë mundësi të diskutojnë me ministren dhe bashkëpunëtorët e saj për të dhënë komentet dhe kontributin e tyre.

Ministrja Rizvanolli, fton të gjithë qytetarët, profesionistët dhe përfaqësuesit e asamblesë komunale të Prizrenit për të diskutuar dhe për të dhënë kontributin e tyre rreth Strategjisë së Energjisë 2022-2031.

Takimi mbahet në:

Vendi: Ndërtesa e Komunës së Prizrenit, salla e Kuvendit Komunal
Data: 21.06.2022
Ora:
12.00 – 13.30