Vala e dytë e thirrjeve në kudër të Programit të Europës Digjitale (DEP) 2025–2027

Prishtinë, 19.09.2025 – Ministria e Ekonomisë ju njofton se vala e dytë e thirrjeve në kudër të Programit të Europës Digjitale (DEP) 2025–2027 do të publikohet së shpejti
Afati i planifikuar për publikim: 1 Tetor 2025
Hapja për aplikime: 4 Nëntor 2025
Afati i fundit për dorëzim: 3 Mars 2026
Për të gjitha palët e interesuara është momenti i duhur për të filluar përgatitjen e ideve të projekteve dhe krijimin e partneriteteve, në mënyrë që të jeni gati sapo të hapen thirrjet.