UNDP mbështet zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës

Prishtinë, 20.09.2017 – Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me qëllim të realizimit të projekteve zhvillimore që si qëllim parësorë kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kjo u tha gjatë takimit që Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka zhvilloi sot me përfaqësues të UNDP-së në Kosovës, respektivisht Koordinatorin e UNDP-së, Andrew Russell.

Kreu i MZHE-së duke falënderuar UNDP-në për ndihmën që po i jep Kosovës, tha se prioritet i MZHE-së është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, i cili do të  ndikon direkt në mirëqenien sociale, prandaj projektet në këtë drejtim janë më se të mirëpritura.

Nga ana tyre, përfaqësuesit e UNDP-së kanë uruar Ministrin Lluka për detyrën e re dhe janë shprehur të bindur se do të vazhdojnë bashkëpunimin e mirë ndërinstitucional në arritjen e objektivave të përbashkëta.