Udhëzime paraprake për Skemën e Granteve për Energji të Pastër
Prishtinë, 17.09.2025 – Për të ndihmuar bizneset prodhuese dhe përpunuese të përgatiten me kohë, janë publikuar udhëzimet paraprake që shpjegojnë dokumentacionin dhe kriteret e nevojshme për aplikim.
Këto udhëzime ju mundësojnë të filloni paraprakisht përgatitjen e dokumenteve, në mënyrë që të jeni gati në momentin kur hapen thirrjet.
Skema do të mbështesë investime në këto masa:
– Sistemet e energjisë solare fotovoltaike për prodhim të energjisë elektrike;
– Sistemet solare termike për ngrohjen e ujit sanitar;
– Sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike;
– Masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve;
– Shndërruesit frekuencor që rrisin efiçiencën e makinerive të prodhimit
Për më shumë detaje mbi procesin e aplikimit për secilën masë, ju lutem shikoni udhëzuesit e mëposhtëm:
Udhëzues: Mbështetja për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive – Masa 1
Udhëzues: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve – Masa 2
Udhëzues: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit – Masa 3