U nënshkrua marrëveshja për shërbime postare për zonat e rezervuara
Prishtinë, 06.02.2014 – Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe drejtori i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha sot nënshkruan marrëveshje për shërbimet universale dhe të rezervuara postare.
Me këtë rast ministri Ismajli tha se me këtë marrëveshje qytetarëve të Republikë së Kosovës do t’u ofrohet një shërbim më i shpejtë, efikas, dhe me çmime shumë të volitshme.
Ai po ashtu tha, që do të mbështesë Postën, dhe që Qeveria e Kosovës është e gatshme të subvencionoj, nëse është nevoja, këto shërbimet universale dhe të rezervuara.
Nga ana tjetër, drejtori i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha shprehu gatishmërinë e tij që t’i marrë të gjitha obligimet që dalin nga kjo marrëveshje por edhe nga Ligji për Shërbimet Postare në Kosovë, duke siguruar se Posta e Kosovës do të vazhdojë t’i ofrojë qytetarëve shërbime postare sa më të shpejta.

