Thirrje për shprehje të interesit për kandidatin për funksionimin e Qendrës Evropiane të Inovacionit Digjital – EDIH në Kosovë
Prishtinë, 06.11.2023 – Ministria e Ekonomisë në kuadër të përpjekjeve për krijimin e mundësive për qasje në burime të diversifikuara financiare është në përfundim e sipër të anëtarësimit në programin evropian të digjitalizimit.
Një ndër komponentët e rëndësishme të këtij programi është edhe krijimi i Habeve Inovative të Digjitalizimit- DIH (Digital Innovation Hubs). Nëpërmjet kësaj thirrjeje ftojmë palët e interesuara që dëshirojnë të operojnë një qendër të tillë në Kosovë të shprehin Interesin e tyre në bazë të dokumentit në vijim: