Termokosi në shkurt subvencionohet me 2 milionë euro
Prishtinë, 16 shkurt 2012 – Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik gjatë këtij viti do të subvencionojë Ndërmarrjen “Termokos” me 3 milionë euro.
Pavarësisht se bëhet fjalë për ndërmarrje publike në pronësi të Komunës së Prishtinës “Termokos” edhe gjatë vitit të kaluar nga Qeveria e Kosovës ka marrë subvencione në vlerë prej 1.525.000 euro, prej të cilave, para vitit të ri, në kohën kur kanë filluar ngricat janë paguar 904.000 euro.
Nga mjetet e ndara për vitin 2012 me 13 shkurt në llogarinë e “Termokos”-it janë bartur 1.463,000 euro, ndërsa deri në fund të këtij muaji do të paguhen 540.000 euro, do të thotë se subvencionet vetëm në këtë muaj arrijnë shumën prej 2 milionë eurosh.
Pjesa tjetër e subvencionit për “Termokos” në shumën prej 1 milion euro do të paguhet në vjeshtën e këtij viti.
Nga shënimet e dhëna më lartë shihet se subvencionet nga buxheti i Republikës së Kosovës për këtë kompani në këtë viti janë rritur 100%.

