Tërmet në veri-lindje të Prizrenit

 

Prishtinë, 21.01.2020 – Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimit Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2020 në ora 10:26 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV ballë të Merkalit.

 

Thellësia hipoqendrore ishte 4 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 10 km në veri-lindje të Prizrenit, në lindje të Korishës.

 

Tërmeti në fjale është ndier dukshëm nga qytetarët e Regjionit të Prizrenit.