Tërmet i lehtë në Kosovë

Prishtinë, 09.02.2026 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 08.02.2026 në ora 23:09 sipas kohës lokale, territori i Kosovës (zona Juglindore e Kosovës) është goditur nga një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore e tërmetit ishte 7 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte 23 km lindje të Prizrenit dhe 3 km Jug-perëndim të Shtërpcës.

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e zonës Jug të Kosovës. Ky sizmicitet nuk e kishte potencialin të rrezikon qytetaret apo ndonjë dëm material për shkak të forcës se ulët,  njëherësh këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, që është zonë aktive, ashtu edhe sipas llogaritjeve dhe studimeve të paraqitura me Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.