Tërmet 4,1 shkallë Rihter në perëndim të Istogut

Prishtinë, 21.01.2015 – Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik të Shërbimit Gjeologjik të Kosovës (MZHE) dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Divizionit Sizmologjik të Kosovës, më 21.01.2015 në ora 02:30 sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitudë  4,1 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet  V1/2   ballë të Merkalit.

Epiqendra e këtij tërmeti ishte 12 km në perëndim të Istogut, 67 km në perëndim të Prishtinës, respektivisht në koordinatat: 42.74 (latituda) dhe 20.35 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 5 km.

Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët vendit tonë, po ashtu edhe në vendet fqinje të Kosovës.

Deri më tani Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.