Të dashur qytetarë, kurseni energjinë elektrike!

Me uljen e temperaturave, të cilat do të mbeten të ulta edhe në ditët në vijim është rritur edhe konsumi i energjisë, si rezultat i kësaj është rritur edhe çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtar.

Ju lutemi, kurseni energjinë për ngrohje dhe përdorni burime alternative nga ora 18:00 deri në 21:00, kur konsumi kalon 1 GWh dhe çmimi i importit arrin 905€/MWh.

Ju falenderojmë që ndërmerrni veprime të ndërgjegjshme.