Takohen grupet punuese për dekomisionimin e Termocentralit “Kosova A”

Prishtinë, 3 shtator 2010 – Sot në mjediset e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave është mbajtur takimi i katërt punues lidhur me procesin e dekomisionimit të Termocentralit “Kosova A” dhe i pari që nga formimi i grupeve punuese, ku morën pjesë përfaqësues të lartë nga MEM, MEF, MMPH, MPMS, MIE, ECLO, BB, USAID, KEK sh.a, etj.

Në hapje të takimit, Besim Veselaj, Udhëheqës i Divizionit të Strategjive në MEM ka theksuar se Dekomisionimi i Termocentralit “Kosova A” është një aktivitet që parashihet të ndodhë jo me vonë se viti 2017 dhe se kjo është e cekur edhe në Strategjinë e Energjisë e Kosovës 2009-2018.

Ai tha se për këtë Kosova ka obligim në kuadër të angazhimeve që i ka nga Traktati i Komunitetit të Energjisë, i cili kërkon të respektojmë direktivat Evropiane për mjedis (Direktivën 2001/80/EC të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 23 tetor 2001 mbi limitimin e emetimeve të disa ndotësve në ajër nga impiantet e mëdha me djegie) qe lidhen me sektorin energjetik.

Me këtë rast, të pranishmit janë informuar lidhur me aktivitetin e grupeve punuese: Grupit punues për plotësimin e studimeve te nevojshme për dekomisionim, i kryesuar nga MEM, Grupit punues për çështje sociale, i kryesuar nga MPMS dhe Grupit punues për sigurimin e financimeve dhe kryerjen e dekomisionimit, i kryesuar nga MEF.

Takimi i grupeve punuese për dekomisionimin e Termocentralit “Kosova A”, pas dikutimeve ka dalë me Konkluzionet:

Të gjithë pjesëmarrësit, tani  më anëtarët e tre grupeve punuese  në këtë takim janë pajtuar me emërimet në grupet punuese.

Të shpërndahen të gjitha materialet/studimet lidhur me dekomisonimin e Termocentralit “Kosova A”, tek anëtarët e grupeve punuese.

Të hartohen planet e punës nga secili grup punues dhe secili grup punues të mbajë të paktën një takim të rregullt  mujor. Ndërsa të paktën një herë në tre muaj të ketë takime të përbashkëta të të gjitha grupeve punuese.

Në këtë takim të pranishëm ishin: Besim Veselaj (MEM), Agon Demjaha (MEM), Kemajl Zeqiri (MEM), Nehat Rrahimi (MEM), Adnan Preniqi (MEM), Minire Begaj (MPMS), Emsal Limani (MEF-KEDS), Remzi Sylejmani (MEF-Buxheti), Adem Ahmetaj (MEF-NJPMNP), Fatmir Ramaj (MIE), Ilir Muçaj (MIE), Agron Orana (ECLO), Agim Perolli (KEK), Jusuf Avdullahu (KEK), Bedri Pireva (KEK), Albana Hajrizi (MMPH), Shefqet Avdiu (KEK), Bekim Jakupi (KEK), Fehmi Ibrahimi (MPMS).