Stavileci: MZHE po përmbush me sukses obligimet që dalin nga MSA

Prishtinë, 31.10.2016 – Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka raportuar sot para Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, me ç’rast ka prezantuar të arriturat në përmbushjen e veprimeve që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e MSA në rrafshin e zhvillimit ekonomik si dhe Fondet e IPA-s.

Stavileci ka thënë se duke e ditur se zbatimi i MSA-së implikon obligime juridike për Kosovën, për të arritur zbatimin e suksesshëm të kësaj marrëveshjeje dhe të të gjitha këtyre reformave që kërkon ajo, është hartuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA). Ndërsa tani ka filluar rishikimi i PKZMSA për vitin 2017.

Ai tha se lidhur me Zbatimi i Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, MZHE në bazë të kuartaleve si institucion përgjegjës ka raportuar në kuadër te kapitujve për masat afatshkurtra.

Kreu i MZHE-së më këtë rast është ndalur veç e veç te Kapitulli 1 i acquis-së: Lëvizja e lirë e mallrave/ masa legjislative; Kapitulli 3 i acquis: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve në kuadër të masave zbatuese; Kapitulli 3 i acquis: E drejta e themelimit dhe liria e ofrimit të shërbimeve në kuadër të masave zbatuese; Kapitulli 10 i acquis: Shoqëria e informacionit dhe mediat/ masat legjislative; Kapitulli 10 i acquis: Shoqëria e informacionit dhe mediat /masat zbatuese; Kapitulli 15 i aquis: Energjia/ masat legjislative; Kapitulli 15 i aquis: Energjia / masat zbatuese dhe Fondet e IPA II.

Ministri ka bërë të ditur se janë në proces të përmbushjes të gjitha masave legjislative prë fushat që mbulon MZHE, konform afateve kohore të përcaktuara, duke ju referuar dokumenteve strategjike legjislacionit dhe akteve nënligjore, për TIK, Energji dhe ofrimin e shërbimeve.

Duke u ndalë te masat zbatuese në sektorin e energjisë, që lidhen me kapitullin e 15, Stavileci tha se është përgatitur drafti i Strategjisë së Energjisë 2016-2025 dhe tani vazhdon procesi i finalizimit të draftit në bazë të inputeve të diskutimit publik. Derisa Programi i zbatimit të Strategjia së Energjisë 2016-2018 do të hartohet pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të Strategjisë së Energjisë 2016-2025.

Sa i përket ndërtimi dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike, Ministri theksoi se mbyllja komerciale është përfundim e sipër , ndërsa shprehja e interesit pritet të ndodh në fund te këtij viti. Ndërkaq, sa i përket mbylljes financiare pritet të ndodh gjat vitit 2017. Ai foli edhe për aktivitetet për dekomisionimit të TC Kosovës A:

Sa i përket, Fondeve të IPA, pas hartimit te projekteve nga MZE, Komisioni Evropian nga viti 2014 ka mbështetur Kosovën me: Asistencë teknike për procesin e dekomisionimit te TC Kosovës A dhe studimi i fizibilitetit të Kosovës B; Mbështetje për implementimin e pakos së tretë të energjisë me fokus të veçantë në EE dhe BRE me shumë prej 2.5 mil. Euro; Projektin për rehabilitimin e ngrohtores në Gjakovë dhe Prishtinë dhe Projektin i ndërtimi i deponisë për mbeturinat e rrezikshme ne shume prej 12 mil euro. Derisa IPA 2017 është në fazën e identifikimit të prioriteteve dhe projekt propozimeve.