Stavileci merr mbështetje të plotë nga GP i PDK-së për TC ‘Kosova e Re’

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci me kërkesë të tij, ka raportuar sot para Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, me c’rast i ka informuar deputetët me procesin e projektit të TC ‘Kosova e Re’, nga të cilët mori mbështetje të plotë.

Stavileci tha se pas gati një vit negociatash me investitorin amerikan, Bankën Botërore dhe BERZH, nga java e ardhshme do të hyhet  në fazën finale e cila do të qojë në nënshkrimin e fazës financiare të këtij projekti.

Sipas tij, ky projekt do të përfshijë edhe aspektet e kërkuara nga BE-ja që lidhen me aspektet mjedisoree sociale.

“Edhe për kundër sfidave të paraqitura kemi arritur që ta kemi interesimin e investitorëve të mëdhenj që do ta ndërtojnë termocentralin. Që nga muaji prill investitori amerikan do të hap pakon tenderuese për ndërtimin e termocentralit dhe pas kësaj do të jetë ndërtimi, i cili do të fillojë vitin e ardhshëm”, ka thënë Stavileci.

Kreu i MZHE-së ka marrë mbështetje të plotë nga GP i PDK-së për këtë projekt duke vlerësuar atë të domosdoshëm për zhvillimin ekonomik të vendit.