Stavileci kërkon më shumë përgjegjësi nga Bordet e Ndërmarrjeve Publike

Prishtinë, 27.01.2015 Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, ku ka prezantuar gjendjen në ndërmarrjet publike dhe telekomunikacion, si dhe agjendën legjislative të MZHE-së.

Me këtë rast Ministri Stavileci para anëtarëvetë Komisionit ka theksuar se përkundër sfidave me të cilat ballafaqohen ndërmarrjet publike, siç është paqëndrueshmëria financiare, në disa prej tyre ka pasur progres që është reflektuar direkt në shërbimet që u ofrohen qytetarëve, duke përmendur këtu sektorin e ujërave, energjinë, ngrohjen etj.

Stavileci kërkoi më shumë përgjegjësi nga Bordete Drejtorëve të NP-ve, ndërsa shtoi se në zgjedhjen e Bordeve të reja duhet të reflektohet në mënyrë që të respektohen kriteret profesionale në përzgjedhjen etyre me qëllim të rritjes së performancës dhe implementimin e politikave të Qeverisë.

Kreu i MZHE-së tha se ndër prioritetet eMZHE-së do të jenë sektori i energjisë, minierave, teknologjia informative dhe rritja e performancës së NP-ve, derisa bëri të ditur se pas diskutimit me akterët relevantë, Strategjia për PTK-në do të përcaktojë kahen e kësaj ndërmarrje.

Ministri Stavileci tha se në kalendarinlegjislativ të MZHE-së për këtë vit janë 9 Projektligje të rëndësishme për sektorin e ekonomisë.

Nga ana e tyre, anëtarët e komisionitparlamentar u interesuan për performancën e NP-ve, PTK-në dhe Ligjin përNdërmarrjet Publike, respektivisht Ligjin për Trepçën.