Sqarim për publikun rreth investimeve kapitale në Ministrinë e Ekonomisë

Prishtinë,15.08.2022 – Për informim të drejtë të publikut për investimet kapitale të Ministrisë së Ekonomisë. Ministria është në proces të realizimit të projekteve kapitale me qëllim të implementimit të planit tëinvestimeve deri në fund të vitit 

Projektet tona përfshijnë investimet nëfushat strategjike të cilat janë kyçe për zhvillimin ekonomik tëvendit, e për të cilat do të kujdesemi për shpenzime të buxhetit në mënyrë që investimet të jenë të qëndrueshme dhe me përfitime për interesin epërgjithshëm të Kosovës.

Ministria është duke e implementuar planin 5.5vjeçar të Ekonomisë Dixhitale, ku aktivitetet e parapara për implementim gjatë këtij viti do të përfundojnë në fund të vitit. Investimet kapitale të paraparapë këtë vit për Parkun e Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë janë në fazënpërfundimtare. E në anën tjetër, jemi në procesin e tenderimit për investimet e parapara në Parkun e Inovacionit në Prizren.

Gjatë kësaj kohe jemi në përgatitje të masave të efiçiencës për kursim të energjisë, jo vetëm në institucione publike poredhe për subvencione për qytetarët që ta ulim kursimin gjatë ditëve të ftohtatë dimrit. Të gjitha këto investime dhe subvencione do të implementohen deri në fund të vitit si ndihmë për uljen e konsumit të energjisë.

Që nga viti 2015 në Laboratorin e Institutit të Gjeologjisë janë blerë pajisje mirëpo nuk është funksionalizuar. Tani me zhvillimin e termave të reja të referencës Laboratori i IGJK është në proces të tenderimit. Për më tepër Laboratori do të përdoret në bashkëpunim me Fakultetin e Gjeologjisë në Mitrovicë.

Ky do të mbetet një ndër bashkëpunimet më të suksesshme në mes të një institucioni qeveritar dhe një institucioni arsimor nëzhvillimin shkencor.

Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit të energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.