Sot mbyllet thirrja për subvencionimin e sistemeve Solare Fotovoltaike

Prishtinë, 30.09.2024 – Thirrja Publike për mbështetjen e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM), në investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetëkonsum, mbyllet sot në orën 24.00.

Ndryshe, thirrja eshte hapur me datë 06.02.2024 ku sot mbyllet aplikimi për fazën e parë ndërsa, afati i fundit për fazën e dytë është deri më datën 30 nëntor të vitit 2024.

Vëmendje, nuk mund të aplikoni në fazën e dytë nëse nuk keni aplikuar për fazën e parē brenda afatit të caktuar.