Shtyhet afati i aplikimit për subvencionimin e NMVM-ve për sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar
Prishtinë, 30 prill 2024 – Në thirrjen e fundit për mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) për investim në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë, afati i fundit për aplikim vazhdohet deri më 31 gusht 2024 për fazen 1, ndersa për fazën 2 deri me 31 tetor 2024.
Subvencioni mbulon 40% të vlerës investive, deri në 300€/m² e deri në 4,000 € total!
Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohet 200 € më shumë në total, për biznes.
Detajet e thirrjes gjenden në linkun: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/
Nderkaq, aplikimi bëhet përmes platformës ekosova në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32 .