Shtyhet afati i aplikimit për fazën e dytë për subvencionim të konsumatorëve familjarë dhe ndërmarrjeve mikro të vogla dhe të mesme (NMVM), në investimin në sisteme të energjisë së ripërtëritshme – sistemi fotovoltaik (fv) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum
Prishtinë, 03.12.2024 – Është shtyrë afati për aplikim për fazën e dytë të dy thirrjeve publike për subvencionimin e sistemit fotovoltaik për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum për konsumatorët familjarë dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NMVM), që realizohet me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Afati për aplikim për dy thirrjet vazhdohet deri më 30 dhjetor 2024 për fazën e 2-të.
Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, subvencionimi do të jetë 250 €/kWp, deri në 1,750.00 €.
Në thirrjen për mbështetjen e NMVM-ve në investimin e sistemeve të energjisë së ripërtëritshme – Sistemi fotovoltaik (FV) për prodhimin e energjisë elektrike për vetë-konsum, vlera e subvencionit për kapacitetet instaluese 3-9 kWp, do të jetë 250 € /kWp, deri në 2,000.00 €.
Për kapacitetet instaluese 10 kWp ose më shumë do të jetë 200 € /kWp, deri në 6,000.00 €.
Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga pesëdhjetë e një për qind (51%) do të subvencionohen 200 € shtesë.
Linku për aplikim: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32
Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: