Shpallet konkursi për drejtorë të Bordit të Telekomit të Kosovës

Prishtinë, 19.01.2024 – Është shpallur konkursi për drejtorë të Bordit të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Telekomi i Kosovës” Sh.A.
 
Konkursi është shpallur nga Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit dhe një kandidat për t’u zgjedhur drejtor i Bordit në Ndërmarrje Publike Qendrore duhet të ketë kualifikime dhe përvojë pune sipas nenit 17 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, të nenit 9 të Ligjit Nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike dhe nenit 6 të Ligjit Nr. 05/L-009 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike.
 
Konkursi do të jetë i hapur deri më datë 16  shkurt 2024 dhe inkurajohen kandidatët e interesuar që i plotësojnë kriteret e parapara në konkurs, që të aplikojnë, veçanërisht gratë dhe minoritetet.
 
Informacionet e plota të konkursit mund t’i gjeni në linkun në vijim: