Rritja e vetëdijesimit në shkollat tona për një përvojë më të sigurt online

Prishtinë, 20.11.2024 –  Me mbi 8,000 nxënës në 170 shkolla nga 26 komuna, sesionet e realizuara përmes projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KODE) të higjienës kibernetike po fuqizojnë të rinjtë për të ndjekur trendët online me përgjegjësi.

Këto sesione ofrojnë njohuri thelbësore dhe nxisin mendimin kritik për t’u rezistuar ndikimeve negative në rrjetet sociale. Sesionet informuese janë përgatitur në mënyrë kreative që informacioni të përcillet tek nxënësit përmes kuizeve, lojërave dhe shembujve praktik.

Le të ndërtojmë së bashku një të ardhme më të informuar dhe të mbrojtur!