Rikujtim: Pajisjet që do të subvencionohen duhet t’i plotësojnë kriteret teknike!

Prishtinë, 13 tetor, 2022 – Të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar në thirrjen për subvencionim të efiçiencës së energjisë nga Ministria e Ekonomisë, pas pranimit të konfirmimit për aplikacion në  platformën e-Kosova, e kanë obligim të blejnë pajisjen konform kritereve teknike të përcaktuara sipas thirrjes për këtë subvencion.

Kriteret teknike janë si në vijim:

Pompa termike:
a. Shkalla e performancës/ efiçiencës: minimum A++
b. Koeficienti i performancës së pompës termike: 4.2 ose më i lartë
c. Koeficienti i performancës sezonale: 3.2 ose më i lartë
d. Certifikata e performancës së pajisjes: CE

Sqarim shtesë:
Një pajisje që ka shkallën e efiçiencës së energjisë së paku A++ është kompatibile me performancën termike 4.2, respektivisht performancën sezonale 3.2.
Çdo pajisje me shkallë të efiçiencës së energjisë A++ plotëson kriteret e thirrjes.

Pompa termike inverter:
a. Pajisja të ketë shkallën e efiçiencës së energjisë së paku A++
b. Të plotësojë një nga kriteret e mëposhtme:
– Performancën termike 4.0
ose
– Në katalog të pajisjes të shënojë që është inverter.
c. Certifikata e performancës së pajisjes: CE

Sqarim shtesë:
Një pajisje që ka shkallën e efiçiencës së energjisë së paku A++ është kompatibile me performancën termike 4.0.

Kaldaja me biomasë:
a. Certifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 80% (vlen për kaldajën me pelet dhe briket)
b. Certifikatë që dëshmon se shkalla e shfrytëzimit është minimum 74% (vlen vetëm për kaldajën me dru me efiçiencë të lartë)

Stufa individuale:
Për stufat individuale me dru nuk ka kriter teknik.

Ju informojmë që Ministria e Ekonomisë nuk mban përgjegjësi në rast se aplikuesit për këtë subvencion kanë blerë pajisje në kundërshtim me kriteret teknike të thirrjes, e rrjedhimisht nuk janë kualifikuar për subvencionim.