Rexha: MEM i përkushtuar në rritjen e efiçiencës së energjisë
Prishtinë, 26 gusht 2010 – Sot në Ministrinë e Energjisë dhe Minierave është mbajtur takimi i përbashkët i MEM-it, MEF, Dogave, KEK-ut dhe GTZ-së ku është shqyrtuar studimi “Analiza e fushatës për kursim të energjisë elektrike me poça efiçientë në 200 shtëpi – përmirësimet teknike dhe qëndrueshmëria financiare për Qeverinë, KEK-un dhe amvisëritë”.
Prezantimi i studimit është bërë nga Dipl. Ing. Alex Maisenhelder nga kompania gjermane Integration, Invironment&Energy.
Zv.ministri i Energjisë dhe Minierave, Dr. techn. Blerim Rexha ka thënë se MEM është e përkushtuar të rris efiçiencën e energjisë konform Strategjisë së Energjisë së Kosovës dhe rekomandimeve të direktivave të BE-së.
Rexha ka thënë se projekti i aplikimit të poçave efiçientë është vetëm një mënyrë e rritjes së efiçiencës së energjisë duke shtuar se MEM ka edhe projekte tjera që synojnë arritjen e këtij objektivi.
Nga ana tjetër zv.ministri i Ekonomisë dhe Financave, Bedri Hamza ka shprehur mbështetjen e ministrisë që përfaqëson për projektin në fjalë dhe ka vlerësuar se kjo do të kontribuonte që KEK-u të kthehet në kompani financiarisht e vetqëndrueshme pa nevojën për mbështetje nga Buxheti i Kosovës.
Sipas parashikimeve me aplikimin e poçave fluorishqente një familje do të kursente 550 kW/h në vit, mirëpo nga studimi ka rezultuar se ky kursin arrin kuotën e 749 kW/h në vit.
Ndërkaq, studimi vë në dukje se nëse poçat efiçiente aplikohen te të gjithë konsumatorët e amvisërisë kursimet vjetore të energjisë do të arrinin kuotat e 14.830.200 euro në vit.

