Rexha: Investimet private të domosdoshme për fushën e energjisë
LONDËR, 19 nëntor 2009- – Zëvendësministri i Energjisë dhe Minieravedr. Techn. Blerim Rexha, ka qëndruar në Britani në Forumin e Investimeve. Me këtë rast zv.ministri Rexha ka pohuar se Qeveria eRepublikës se Kosovës i konsideron të domosdoshme investimet private nësektorin energjetik për të zhvilluar dhe aftësuar këtë sektor, dukepohuar se kjo do të ofronte shërbime energjetike të sigurta, cilësoredhe me çmime ekonomikisht të pranueshme për të gjithë qytetarët eKosovës. “ Zhvillimi i qëndrueshëm dhe i shpejtë ekonomik dhe social iKosovës në periudhën afatmesme dhe afatgjate kërkon mbështetjen nga njësektor energjetik i zhvilluar dhe modern që bazohet në shfrytëzimin eburimeve vendore konvencionale dhe të ri-përsëritshme të energjisë,burime këto që Kosova i posedon me shumicë” ka thënë zv.ministri eenergjetikes dr.techn. Blerim Rexha.
Ai me tej ka pohuar se zhvillimi i sektorit të energjisë nuk mund tëarrihet pa investime private të konsiderueshme duke shtuar se tashmëMEM është në fazë të avancuar të përgatitjeve për te tërhequr investimeprivate konkretisht në ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re, shpërndarjes dhe furnizimit të energjisë elektrike, ndërtimin eHidrocentralit të Zhurit me kapacitet të instaluar rreth 300MË, dhe ndërtimin e një numri të konsiderueshëm hidrocentralesh të vogla,instalimin e gjeneratorëve të erës, apo edhe shfrytëzimin e energjisëdiellore. Rexha më tej ka shtuar se MEM është në përgatitje të infrastrukturën për shtimin e shkëmbimeve energjetike me vendet e tjeratë rajonit. “ Ne do të fillojmë se shpejti ndërtimin e një linje 400kVinterkoneksioni me Shqipërinë, dhe parashikojmë një të dytë të tille meMaqedoninë.
Ndërsa investime kapitale të rëndësishme janë planifikuar në sisteminvendor të transmetimit dhe atë të shpërndarjes se energjisë elektrike”ka thënë Rexha . Ai ka bërë të ditur se Kosova është e interesuar tëpërfshihet edhe ne rrjetin rajonal te gazit ” Kuvendi i Kosovës kamiratuar edhe një ligj bashkëkohor për sektorin e gazit. Neparashikojmë që sistemet e gazit do të mund të ndërtohen vetëm meinvestime private në Kosovë” , ka pohuar Rexha. Rexha gjithashtu parapjesëmarrësve është zotuar se sektori i energjisë është sfidë me tëcilën Qeveria e Republikës së Kosovës po merret seriozisht në mënyrë qësa më parë të ristrukturojë plotësisht sektorin elektroenergjetik përtë mundësuar krijimin e tregut të hapur dhe konkurrues të energjisë,plotësojë kuadrin ligjor dhe rregullator në përputhje me kërkesat eKomunitetit te Energjisë dhe aquis të BE-së, që do të lehtësojë edhetërheqjen e investimeve kapitale, kryesisht private, të domosdoshme nësektor të energjisë.