Qeveria vlerëson të arriturat e KEK-ut

Prishtinë, 19.03.2013 – Kryeministri i vendit Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik Fadil Ismajli dhe Ministri i Financave Besim Beqaj kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës me ç’rast janë njohur për së afërmi me punën dhe të arriturat në këtë korporatë.

Drejtuesit e Qeverisë kanë diskutuar me drejtorin dhe menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, nga të cilët janë informuar për prodhimin maksimal që po ndodhë këtë vit dhe vitin e kaluar, për çka i kanë përgëzuar punëtorët për punën e mirë që e kanë bërë.

Kryeministri i ka njoftuar punëtorët se ka kërkuar prej menaxhmentit të KEK-ut, Bordit të KEK-ut, që bashkërisht edhe me sindikatën të gjithë punëtorëve të KEK-ut, tu rriten rrogat për 120 euro, në mënyrë lineare dhe kjo të hyjë në fuqi nga 1 prilli.

Kryeministri Thaçi ka përgëzuar KEK-un për investimet që kanë ndodhur edhe në aspektin ambientalist, duke përfshirë edhe komunitetin këtu në Obiliq.