Pyetësor për të kuptuar gjendjen e efiçiencës së energjisë tek ndërmarrjet prodhuese

Të dashura biznese prodhuese,

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me institucione tjera relevante ka hartuar një pyetësor për të kuptuar gjendjen e efiçiencës së energjisë tek ndërmarrjet prodhuese.

Informatat e këtij pyetësori do të përdoren si bazë për hartimin e politikave dhe skemave mbështetëse për rritjen e efiçiencës së energjisë.

Ftojmë ndërmarrjet prodhuese të përgjigjen në pyetësor në mënyrë që nevojat e tyre të reflektohen saktë në politikat dhe skemat tona mbështetëse.

Pyetësorin e gjeni këtu: ​​https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSd3ul2T63KT7TazYru0Nc4h4VnRKkCkVMSVR2URl1CPSgOtCw/viewform?usp=header

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!