Promovohet broshura për kursimin e energjisë

Prishtinë, 22 prill 2010 – Me iniciativë të Pro Credit Bank dhe mbështetjen e Ministrisë së Energjisë dhe Minierave dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është promovuar në shkollën fillore “Faik Konica” broshura për efiçiencën e energjisë “Energjia, kurse sot – fito nesër”.

Të pranishëm me këtë rast, përveç përfaqësuesve të  Pro Credit bank ishin edhe ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka – Pula dhe zv.ministri i Arsimit, Agim Hysneni, të cilët kanë vënë në dukje rëndësinë e kursimit të energjisë.

Ministrja Pula duke vlerësuar iniciativën e Pro Credit Bank tha se  qëllimi i kësaj broshure është vetëdijesohemi se çfarë është energjia dhe pse është e rëndësishme kursimi i energjisë është shumë i rëndësishëm.

Ajo ka njoftuar nxënësit e kësaj shkolle me burimet energjetike të Kosovës dhe ka ftuar ata që të bëhen pjesë e fushatës për kursimin e energjisë ngase kjo du t’u sjell përfitime si në aspektin financiar ashtu edhe në atë mjedisor.
Ndërkaq, zv.ministri i Arsimit, Agim Hyseni ka theksuar se kursimi i energjisë është çështje e kulturës dhe vetëdijes së qytetarëve.

Ai tha se kursimi është pasurim pa mundim dhe nëse nxënësit arrijnë të kuptojnë rëndësinë e kursimit të energjisë, atëherë këtë mësim do të mund ta bartin edhe në familje dhe komunitet.
Hyseni tha se shkollat mund te jenë shembull afirmativ në fushatën për kursimin e energjisë.

Broshura “Energjia, kurse sot – fito nesër” përmban njohuri për energjinë, llojet dhe mënyrat e shfrytëzimit të saj. Gjithashtu në të theksohet rëndësia e kursimit të energjisë për mbrojtjen e mjedisit.