Privatizimi i PTK-së pjesë e reformës strukturore të ekonomisë
Prishtinë, 21 mars 2011 – Privatizimi i Postës dhe Telekomit të Kosovësështë pjesë e reformës strukturore të ekonomisë së vendit ka thënë sotMinistri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj në takimin einformues të Komisionit Qeveritar për Privatizimin e Postës dheTelekomunikacionit të Kosovës (PTK), me përfaqësues të donatorëve,Fondit Monetar Ndërkombëtar , përfaqësuesit e ambasadave të vendeve tëKuintit në Kosovë dhe ambasadorët e vendeve të investitorëve tëinteresuar për PTK.
Me këtë rast pjesëmarrësit në takim u informuan me progresin e bërë nëlidhje me procesin e pjesëmarrjes së sektorit privat në Postën dheTelekomunikacionin e Kosovën.
Ministri Beqaj theksoj se “ky proces është pjesë e reformës strukturoretë ekonomisë së Kosovës” dhe shprehu përkushtimin e Komisionit Qeveritartë Privatizimit për kryerjen me sukses dhe me transparencë të plotë tëtij, shprehu bindjen se ky projekt do të kryhet me sukses sipasstandardeve më të larta ndërkombëtare, me transparencë të plotë dhe senga ky proces do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në këtë takim u prezantua edhe agjenda e aktiviteteve të ardhshme në lidhje me implementimin e këtij procesi.
Përfaqësuesit e ambasadave dhe të komunitetit të donatorëve kryesor nëKosovë falënderuan Komision Qeveritar për përkushtimin e tyre përtransparencë dhe shprehën mbështetjen e tyre të plotë për privatizimin esuksesshëm të PTK-së.

