Prezantohen mundësitë për investime në Kosovë para bizneseve japoneze

Prishtinë, 02.03.2018 – Në ditën e dytë të vizitës në Tokio, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, së bashku me Zv. Kryeministrin e Parë, Behgjet Pacolli kanë marrë pjesë në forumin biznesor, ku para 40 bizneseve japoneze kanë prezantuar mundësitë që ofron Kosova për të bërë biznes.
Në këtë forum ishte Yoshiharu Hirano i cili prezantoi përvojën e tij si investitori i parë serioz nga Japonia në Kosovë.

Në këtë kuadër janë zhvilluar takime me Ekzekutivin e Japanese International Cooporation Agency (JICA) Ekzekutivin e Japan Bank for International Cooperation (JBIC)), Ministrin e Financave z. Kenichiro Ueno dhe Ministrin e Lojrave Olimpike të Tokyos, z. Shunichi Suzuki.

“Takimet me JICA dhe JBIC ishin shumë frytdhënëse pasi që morrem përkrahje për të vazhduar me dorëzimin e disa projekteve në fushën e zhvillimit të sektorit privat, energjisë, energjisë së ripërtritshme, trajtimit të ujërave dhe edukimit. Gjithashtu u pajtuam që një delegacion i përbërë nga disa ndërmarrje japoneze të vizitoj Kosovën gjatë vitit 2018 për të shikuar mundësitë e bashkëpunimit me biznese vendore”, ka bërë të ditur Ministri Lluka.

Ai ka thënë se është mirëpritur jashtëzakonisht mirë ideja që të krijojmë një park të biznesit vetëm me biznese japoneze të cilat kanë qëllim të prodhojnë për tregun e Bashkimit Evropian që mbanë rreth 600 milionë konsumatorë. Një projekt i tillë do të gjeneronte mijëra vende pune në Kosovë, ndërkohë që do t’i ndihmonte bizneseve japoneze të jenë më konkurrues në tregun e BE-së.

Ndërkaq, Lluka dhe Pacolli kanë marrë pjesë edhe në ceremoninë e mbajtur për nderë të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, të organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Toki, ku prezent ishin shumë Ambasadorë, deputetë, zyrtarë të lartë të shtetit, biznesmenë dhe ekspertë.